Peshkimi

Bashkia Belsh ka 85 liqene dhe rezerva të mëdha ujore prej 640 ha ku kultivohet peshku, nga shoqatat e pesh­kimit, të cilat shtojnë te ardhurat për ekonominë e zonës si dhe rrisin numrin e të punësuarve.

Fauna e liqeneve është e pasur me peshq të llojeve të ndryshme, siç janë krapi, karasi, ballgjëri, amuri, etj. Në disa liqene ka dhe ngjala, të cilat janë specie endogjene. Gjithsesi, peshkimi është ende në fazat fillestare dhe nuk shfrytëzohet në potencialin e plotë të tij, si rrjedhojë edhe e mungesës së aksesit në treg./Dumrea.com