Pas investimeve të viteve të fundit në zonën e Dumresë, tashmë është krijuar e gjithë infrastruktura për të filluar edhe turizmin në këtë zonë. Një turizëm i veçantë, ku gërshetohen turizmi rural me atë natyror dhe kulturor!
Duke filluar nga muaji Mars 2018, mbështetur nga Tourism Investment and Finance Fund, USAID/Albania, Ambasada e Suedisë në Tiranë dhe Bashkia Belsh nisin programet turistike në këtë zonë, nga më të bukurat dhe më impresionueset në Shqipëri.
Ja eventet turistike të parashikuara:
11 itinerare çiklistike që përfshijnë Belshin, liqenin e Mërhojës, Liqenin e Luleve, Pyllin e Dëshiranit dhe Gropën e Kuqe. Biçikletat dhe hartat merren tek Info Point. Itineraret variojnë nga 3 në 60 km.
Tur me makinë apo quad bike i gjithë zonës së Dumresë (2 orë); dhe i memorialit të avionit të Luftës së II-të Botërore.
Piknik në Liqenin e Mërhojës apo në Pyllin e Marinzës. Merrni me qera një gazebo dhe pajisjet e piknikut.
Drekë/Darkë në agroturizmin Dumrea Rubin, 200m nga bujtina juaj. Degustim i verës së zonës.
Xhiro me skaf në liqenin e Seferanit, njohje me mbetjet arkeologjike, peshkim në mes të liqenit, kanotazh, dhe sporte të tjera ujore.
Peshkim rekreativ në Liqenin e Seferanit, në Liqenin e Mërhojës, apo në Liqenin e Luleve.
Kamping buzë Liqenit më të pastër në vend: Liqeni i Mërhojës.
Vjelje e ullirit, mbledhje e mjaltit, dhe prodhim i vajit tuaj të personalizuar.
Vizitë dhe aktivitet edukativ në fermën e kafshëve, ushqim i kafshëve, njohja me llojet dhe procesin e prodhimit.
Degustim i produkteve të zonës në Dhomën e Degustimit pranë Bujtinës së Trëndafilave.
Eksplorim i punimeve artistike në galerinë e artit në Bujtinën Seferan.
Rezervimet dhe të gjitha pajisjet merren me qera tek Info Point në hyrje të fshatit Seferan.