More

    Liqeni i Degës

    - Advertisement -

    Ndodhet pranë fshatit Fierzë, në pllajën e Dumresë, në rrethin e Elbasanit, në lartësinë rreth 160 m mbi nivelin e detit. Përbën një liqen interesant karstik, me formë tepër të përzgjatur (1600 m i gjatë dhe deri në rreth 300 m i gjerë), ka 3800 m gjatësi të vijës bregliqenore, 17,9 m thellësi dhe sipërfaqe 37,4 ha. Është ndër liqenet më të bukur në grupin e atyre të Dumresë. të formuar nën veprimin e karstit në gjipse nga bashkimi i disa hinkave karstike të mbushura me ujë, si pasojë e bllokimit me materiale të patretshme dhe të papërshkueshme të kanaleve nënëtokësore karstike. Formon një ekosistem të veçantë liqenor me botë të gjallë të pasur.

    Temperatura e ujit në dimër është 7,8 – 8 °C. Deri në thellësinë – 15 m përmbajtja e oksigjenit të tretur në ujë është 1,5 mg/l. Ende ruhet në gjëndje të mirë. Rigjallërimi i bimësisë natyrore në shpate dhe kufizimi i kultivimit të drithërave në shpatet e pjerrtë përreth tij, do t’i shtonin edhe më shumë vlerat e tij atraktive. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, bilogjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet, duke marrë rrugën Elbasan – Belsh – Liqeni i Degës.

    Latest news

    Liqeni i Seferanit

    - Advertisement -

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here