Dumrea në lashtësinë e saj

DUMREA ne tersine e saj eshte treve me karakteristike jo vetem e qarkut dhe gjithe vendit tone por, edhe ne Ballkan e me gjere. Jo vetem nga pikpamja gjeofizike, pejsazhit dhe relievit te saj kodrinore me shume liqene karstike, njeri me i bukur se tjetri, por edhe per historine e saj qe mbart që nga lashtesia e deri ne ditet tona. Treva e Dumrese ka qene e banuar qe ne kohen e Ilireve. Kjo zone ka nje histori te pasur arkeologjike e pa eksploruar gjere me sot per vlerat qe ka, jo vetem per zonen por edhe per historine kombetare.

Në gojdhenat e ruajtura brez pas brezi ne arshiven e kujteses popullore flitet per histori e ngjarje te ndyshme qe kane mbetur si legjenda. Ka shum toponime te lashta, secili ka nje histori me vete. Keshtu tregohen per tumat (varre fisi) ne Hazhalian (Cestie sot), tuma afer Plevices (lagja idris sot) Gradishta me varrin e princit 350 vjet p.e.s (te shenuara ne librin e monumenteve te kultures dikur), ose gjetjet e objekteve ne Liqenin e Seferanit. Thuhet per dy qendra vilajetesh, e Çartallozit dhe Kardhiqit sot lagja hakejve Marinz. Kisha çfaromëve në fshatin Qafshkall ose Sopi Djegur ne Fshatin Rrase (Kodër ne kufi me fshatin Murriz i Lushnjes), dy legjenda interesante te gjalla keto e shume histori e ngjarje tjera qe po mbulohen nga harresa drejt zhdukjes tyre.

Jane me dhjetra vende kishash ne te gjithe territorin e Dumrese, ka raste te ketë dy e me shume ne nje fshat. Te gjitha kto dhe te dhenat arkeologjike te deri tanishme te bindin se, kjo treve ka qene e banuar nga shume fise të lashta dhe ka patur nje zhvillim te kohes se vet. Por siç dihet nga historia, luftrat dhe dyndjet e fiseve barbare ne vendin tone i kane shkatërruar e zhdukur kto fise, duke lene pas historitë, ngjarjet dhe toponimet qe ruhen akoma edhe sot. Shpati Mihoshit, Shpati Kolajve, Sheshi Laskës, Pusi Trojas, Pusi kaurrit (në kodren e Bokgjenit, nen vendin e kishes), Kroj Memës, Sopi Plakalliut, Sopi Djegur, Kisha Çfarosmëve e shume toponime tjera shperndare ne te gjithe teritorin e Dumrese.

Gjate ndertimeve dhe punimeve te tokes ne kohen e kooperativave bujqesore kane dale shume vende varresh me qeramika e gjetje objektesh te ndryshme qe fatkeqsisht nuk u ruajten por u shperdoruan. Me e keqja ka qene se vitet pas pruralizmit shum vende e objekte historike nuk u mbrojten më nga shteti. Si pasoje u bene germime e gjetje te ndryshme ne menyre pirateske per fitime personale duke i larguar nga vendi origjines. I takon brezit te sotem të eksplorojë mbi historine e kesaj Treve, ti evidentoje e dokumentoje pa ju ardhur harresa. Dumreja ka shume bukuri te vogla ku te gjitha bashke perbejne BUKURINE e MADHE e kesaj treve qe ja vlen te punohet per Te, si vend i rralle per TURIZEM KODRINOR.